Funksionimi i Shërbimit të Provës në Shqipëri pritet të rregullohet me anë të një ligji të veçantë.
Report Tv ka siguruar një kopje të projektligjit të hartuar nga Ministria e Drejtësisë ku me 27 nene kërkohet që ky shërbim ekzistues deri më tani të jetë më eficent, të bashkëpunoj me prokurorinë, gjykatat dhe institucionet penale për të ulur koston e të burgosurve me aplikin e dënimeve alternative
Në nenin 7 të këtij projektligji thuhet se “Shërbimi i Provës, gjatë veprimtarisë së tij: raporton pranë prokurorisë dhe gjykatës në përputhje me këtë ligj apo akte të tjera ligjore; përcakton mënyrën e zbatimit të alternativave të dënimit me burgim duke synuar mbrojtjen e interesave publike dhe të dëmtuarve prej veprave penale, parandalimin e veprave penale; mbështet të dënuarit në kapërcimin e vështirësive në riintegrimin shoqëror para, gjatë dhe pas përfundimit të periudhës së provës.
Për herë të parë me anë të këtij ligji synohet dhe aksesi i inspektorëve të shërbimit të provës në sistemin TIM-s, për të kontrolluar në kohë reale të gjithë personat që tentojnë të largohen apo u është penguar lëvizja jashtë vëndit me vendim gjyqësorë.
Ndalur tek rekrutimi i personelit në këtë shërbim ligji ka parashikuar se pranimi bëhet vetëm për persona të diplomuar me nivel master si dhe për persona që nuk kanë asnjë dënim dhe gëzojnë një figurë të pastër morale në shoqëri.
Aktualisht në të gjithë shqipërinë funksionojnë 22 zyra të shërbimit të provës ndërsa gjithmon është bërë apel për gjyqtarët që të aplikojnë më shumë dënimet alternative apo mbikqyrjen elektronike si një mundësi për të ulur koston e të burgosurve dhe mbipopullimin.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.9%
-
Të gabuar
56.7%
-
Nuk e di
13.4%
Vota total: 157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U gjet i vrarë në makinë në Zall Mner, 48-vjeçari drejtonte automjetin e 'Postman', po shkonte në punë! Report Tv sjell pamje nga vendngjarja
24 Janar, 09:32
-
Zbulohet virusi që ju përgjon nga telefoni, fshini këto aplikacione që e përhapin atë
24 Janar, 09:31
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
-
Australian Open/ Novak Djokovic reziston vetëm një set, eliminohet në gjysmëfinale pas dëmtimit! Tifozët e fërshëllejnë
24 Janar, 09:15
-
Presidentja Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re amerikane
24 Janar, 09:09
-
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg Klajdi Merkajn
24 Janar, 09:04
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
Mero Baze: Mënyra se si Berisha pret përfitime nga Trumpi është fundi i SHBA-ve në Shqipëri
24 Janar, 08:43
-
Europa League/ Man. United tri pikë në limite, hap të sigurt për në 1/8! Zhgënjejnë Roma e Ajax, kualifikohet Lazio
24 Janar, 08:39
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Tiranë/ 48 vjeçari gjendet i vrarë brenda makinës në Zall Mner! Një nga pistat e hetimit hasmëria, vëllai i viktimës vrau një person disa vite më parë
24 Janar, 08:35
-
Zgjoheni në mëngjes të lodhur, ja disa arsye dhe këshilla si mund ta rregulloni
24 Janar, 08:25