Shërbimi i Telemjeksisë nga e
hëna edhe në Spitalin e Elbasanit

Shërbimi i Telemjeksisë nga e<br />hëna edhe në Spitalin e Elbasanit
ELBASAN - Është inaguaruar në Qendrën Spitalore Rajonale të Elbasanit, qendra më e re mjekësore, ajo e Telemjeksisë. Ky është shërbimi më i ri që do të ofrohet aty duke filluar nga dita e hënë e javës së ardhshme, e cila do ti japë një shtysë tjetër shërbimit mjekësorë në këtë zonë.

Shërbimi i Telemjekësisë është futur në shqipëri që në vitin 2009, i financuar nga USAID, ku sot ka vijuar me inagurimin e një qendre të re në Spitalin e Elbasanit. Shërbimi i Telemjeksisë ofron shërbimin mjeksorë, diagnostikues dhe kurues nëpërmjet mjeteve të telekomunikimit, kur përfituesi i shërbimit ndodhen në distancë. Kështu, sipas ministrit të Shëndetësisë Shëndetësisë Ilir Beqaj i pranishëm në këtë aktivitet , qytetarët e Elbasanit do të kenë mundësi të përfitojnë shërbim të specializuar mjekësor pa qenë nevoja të udhëtojnë drejt qendrave universitare spitalore të Tiranës, duke kursyer kohën e çmuar dhe shpenzimin e panevojshëm të mjeteve financiare për këtë qëllim.

Duke falenderuar të gjithë donatorët të cilët bënë të mundur sjelljen e Telemjeksisë në Shqipëri ministri Beqaj u shpreh se ky është një shërbim që tashmë ofrohet në 11 spitale të vendit dhe ka një vlerë prej 3.5 milion dollarësh.
Jemi zotuar se do t’ju ofrojmë shqiptarëve mbrojtjen e merituar përmes një sistemi shëndetësor me mbulim universal. Me instalimin e shërbimeve të tilla në spitalet e vendit, kemi hedhur një hap të rëndësishëm në këtë drejtim, pasi këto investime na afrojnë përherë e më tepër drejt realizimit të një sistemi të kujdesis shëndetësor cilësor që ofron akses të plotë”, u shpreh ministri Beqaj


Tjerë i pranishëm në inaugurimin e kësaj qendre ishin edhe Ambasadori Amerikan, Donald Lu. Duke treguar një histori, Lu është shprehur se telemjekësia po ndryshon konceptin mjekësorë duke bërë të mundur kapërcimin e barrjerave hapsinore dhe financiare.
Telemjekësia po ndryshon fushën e kujdesit të avancuar mjekësor anekënd botës.  Ne jemi të kënaqur që pacientët shqiptarë tanimë do të kenë akses në këtë teknologji. Përveç kësaj, mjekët dhe infermieret mund ta përdorin këtë teknologji për edukimin mjekësor në vazhdim dhe të konsultohen me ekspertë në Tiranë dhe dhjetëra universitete anembanë botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara”, ka theksuar ambasadori Lu.

Në takimin me mediat të zhvilluar në Qendrën e porsangritur të Telemjekësisë në këtë institucion, e cila është e pajisur me teknologjinë më moderne dhe të avancuar të telemjekësisë të instaluara nga Programi i Integruar i Telemjekësisë dhe Shëndetit Elektronik në Shqipëri, kreu i shëndetësisë falënderoi sërish për mbështetjen e pakursyer dhe bujare që USAID-i dhe populli amerikan kanë dhënë përgjithësisht për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri nëpërmjet zhvillimeve inovative në këtë sektor në Shqipëri, dhe veçanërisht, në fushën e telemjekësisë dhe shëndetit elektronik. Ministri Beqaj siguroi Ambasadorin Lu dhe partnerët e këtij programi pesë-vjeçar se Ministria e Shëndetësisë, është plotësisht e vendosur ta mbështesë këtë projekt edhe pas përfundimit të financimit të ofruar USAID-it.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë