Shërbimi i urgjencës pediatrike me standarde bashkëkohore, Manastirliu: Spitale miqësore me fëmijët
Shërbimi i urgjencës pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë është rindërtuar me kushte bashkëkohore, duke ofruar një standard të ri shërbimi për pacientët.
Shërbimi i urgjencës pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë është rindërtuar me kushte bashkëkohore, duke ofruar një standard të ri shërbimi për pacientët.
Po punojmë çdo ditë për të ndërtuar spitale miqësore me fëmijët. Sot kemi një urgjencë të re pediatrike, me më shumë hapësira dhe mundësi trajtimi në kushte dhe standarte bashkëkohore për pacientët e vegjël.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Manastirliu lajmëroi gjithashtu fillimin e punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Pediatrisë së QSUT-së.
Jemi ambiciozë për të realizuar një ndërhyrje që do t’i ndryshojë krejtësisht pamje Pediatrisë këtu në QSUT, investimi madhor rreth 8 milion euro në kuadër të projektit të qeverisë shqiptare me Bankën Botërore, që do të rehabilitojë dhe zgjerojë Pediatrinë. Falë kësaj ndërhyrje, që do të nisë këtë vit, do të kemi një spital pediatrik modern, sipas standarteve europiane.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe stafi i urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza
E pyetur në lidhje me fluksin në këtë spital, Ministrja Manastirliu tha se të dhënat e këtij 6-mujori flasin për një ulje të fluksit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, edhe për faktin se popullata është më e ndërgjegjësuar dhe padyshim shërbimi parësor është përmirësuar.
Në urgjencën pediatrike të QSUT-së, e cila trajton rreth 100 mijë pacientë në vit është ulur koha e pritjes për pacientët e vegjël për arsye të triazhimit, pra diferencimit të rasteve të urgjencave si dhe futjes së sistemit të ri elektronik të menaxhimit të radhës për pacientët.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi gjithashtu se do të vijojnë projektet për tjetërsimin e pediatrive në spitale miqësore, në të gjithë Shqipërinë. Pas Vlorës, Elbasanit së fundi, së shpejti Fierit dhe me fillimin e punimeve për rehabilitimin dhe zgjerimin e Pediatrisë së Durrësit, zgjerohet harta e spitaleve miqësore me fëmijët.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1554
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja SKY ECC/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, Dedan Gjonit dhe 6 të tjerët! Tentativë vrasjeje dhe narkotrafik (VENDIMI)
27 Dhjetor, 16:15
-
Si duket Shqipëria në pritje të Vitit të Ri 2025! ‘Report TV’ sjell pamje nga sheshet kryesore
27 Dhjetor, 15:32
-
Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)
27 Dhjetor, 14:48
-
Trafiku i rënduar në Tiranë/ Eksperti në Report Tv: Duhet plan i studiuar! Disa akse si rruga e Dibrës të bëhen me një sens
27 Dhjetor, 14:36
-
Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla
27 Dhjetor, 14:09
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor, 13:42
-
Kush i dha ‘anonimit’ informacione konfidenciale të Aviacionit Civil për të sulmuar Erion Veliajn? SPAK: Po hetojmë për korrupsion dhe fshehje pasurie
27 Dhjetor, 13:17
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor, 08:55
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro
26 Dhjetor, 15:36
-
Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari
26 Dhjetor, 13:25