Shërbimi Sekret amerikan: Dështuam gjatë atentatit ndaj Trumpit

Shërbimi Sekret amerikan: Dështuam gjatë atentatit ndaj Trumpit

Kimberly Cheatle

Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan tha se atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump, ishte “dështimi më i madh operacional” i agjencisë në dekada.

Drejtoresha Kimberly Cheatle u tha ligjvënësve amerikanë gjatë një seance dëgjimore në Kongres të hënën se "më 13 korrik ne dështuam”.

Cheatle tha se ajo merr përgjegjësinë e plotë për gabimet e agjencisë në lidhje me sulmin në tubimin e Trumpit të mbajtur në Pensilvani më 13 korrik.

Cheatle po dëshmon para një komiteti të Kongresit, ndërsa po shtohen thirrjet që ajo të japë dorëheqje për shkak të dështimeve të sigurisë në tubimin, ku një 20-vjeçar i armatosur tentoi të vriste ish-presidentin republikan.

Komisioni për Mbikëqyrje i Dhomës së Përfaqësuesve dëgjoi dëshminë e parë të Cheatle që nga të shtënat në mitingun e 13 korrikut në Pensilvani, që vranë një person që gjendej në audiencë.

Trump u plagos në vesh, ndërkaq edhe dy persona të tjerë u plagosën pasi Thomas Matthew Crooks u ngjit në çatinë e një ndërtese aty pranë dhe hapi zjarr.

Ligjvënësit amerikanë kanë shprehur zemërim sesi i armatosuri mund t'i afrohej kaq shumë kandidatit republikan për president, kur ai supozohej të ruhej me kujdes. Shërbimi Sekret e ka pranuar se ka mohuar disa kërkesa nga fushata e Trumpit për shtimin e sigurisë në ngjarjet që ai ka marrë pjesë vite para atentatit.REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro