‘Shërbimi sekret serb më rrahu se vendosa lule mbi varrin e 7-vjeçares së familjes Jashari', Sanduloviç flet për herë të parë pas lirimit

Nikola Sanduloviç, lider i Partisë Republikane Serbe, i cili kërkoi falje për krimet kundër shqiptarëve etnikë, ka folur për ''The Guardian'' për herë të parë pas lirimit nga paraburgimi.

Politikani opozitar serb pretendon se arrestimi i tij ishte një provë e tmerrshme në të cilën shërbimet sekrete të Beogradit ‘më rrahën, torturuan, më poshtëruan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin mua dhe familjen time’.

Sanduloviç, u arrestua 10 ditë më parë, pasi u dhunua për më shumë se gjashtë orë nga shërbimi i inteligjencës serbe. Për pasojë, thanë avokatët e tij, ai mbeti i paralizuar në anën e majtë dhe pësoi dëmtime nervore.

Duke folur për herë të parë që nga lirimi i tij, Sandulović: “Më rrëmbyen anëtarët e policisë sekrete serbe, të cilët më rrahën, torturuan, më poshtëruan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin mua dhe familjen time për më shumë se gjashtë orë , duke më rrezikuar jo vetëm shëndetin, por edhe jetën. E gjithë kjo për shkak të shprehjes sime politike dhe aktit të vendosjes së luleve mbi varrin e një vajze të vrarë shtatë vjeçare, e cila i përkiste familjes Jashari.’

Sandulović është akuzuar për shkelje të ligjeve që ndalojnë nxitjen e urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Akuzat u ngritën pasi ai kërkoi falje për krimet e kryera nga serbët kundër shqiptarëve etnikë gjatë luftës së Kosovës për pavarësi në vitin 1998 dhe 1999. Ai është kritikuar ashpër nga mediat pro-qeveritare për ripostimin e një videoje të një vizite që bëri në varrin e Ademit Jashari, themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra nga forcat serbe në vitin 1998 së bashku me 57 anëtarë të familjes së tij.

Sandulović tha se pas sulmit të supozuar, shërbimi sekret e mori atë në shtëpi. Menjëherë pas, tha ai, ka mbërritur policia me urdhër për ta çuar në burg. Në vend të kësaj, tha ai, u dërgua në qendrën e urgjencës pasi "gjendja e tij ishte kritike".

Duke folur incidentin, i cili ka ngjallur frikë për demokracinë në Serbi, politikani opozitar tha se më pas u transferua në një spital burgu dhe u dënua në të njëjtën kohë me "paraburgimin e padrejtë prej 30 ditësh", i cili tha ai i ka vënë në rrezik jetën e tij.

Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë (BIA) e ka pranuar marrjen në pyetje të Sandulović-it, por, në një deklaratë për Financial Times, tha se ai "nuk i ishte nënshtruar ndonjë përdorimi të paligjshëm të forcës fizike ose shkeljes së lirisë dhe të drejtave".

BIA vetëm donte të “zbardhte kontekstin e veprimeve të paligjshme të Sandulović-it, të cilat prokurori kompetent i klasifikoi si vepër penale… duke nxitur urrejtje dhe intolerancë kombëtare, racore dhe fetare”. Shërbimi mohoi raportet se agjentët e tij e kishin rrahur atë, duke thënë se akuzat kishin për qëllim destabilizimin e vendit.

Lirimi i Sanduloviç erdhi pasi partitë opozitare në Serbi u nxitën nga një diskutim në Parlamentin Evropian në Strasburg për akuzat se zgjedhjet e fundit ishin manipuluar në favor të SNS të presidentit Aleksandar Vuçiç, një akuzë që Vuçiç e mohon.

Marinika Tepić e koalicionit të opozitës Serbia kundër dhunës (SPN) tha të martën: “Ne e kemi arritur objektivin tonë dhe sot Evropa dhe e gjithë bota e dinë se ne i kapëm hajdutët në flagrancë”.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë