
Ditën e sotme është Shërbimi Social është mbledhur në prezencën e disa aktorëve të tjerë të shoqërisë civile për të vendosur për fatin e 3 fëmijëve të mitur të gjetur paraditen e djeshme të mbyllur në një apartament në qytetin e Durrësit. Gjyshja e tyre pretendon se ka qenë mamaja e tyre ose ish-nusja e djalit që i ka braktisur, ndërsa nëna e të miturve refuzon kategorikisht këtë akuzë.
Sipas Shërbimit Social, fëmijët kanë që në fund të muajit nëntor që nuk frekuentojnë shkollën. Vetë shkolla është interesuar dhe janë vënë në dijeni për vështirësitë ekonomike të familjes. Në këtë kuadër, situata i është referuar Shërbimit Social në bashki.
Këta të fundit kanë thirrur nënën e 3 fëmijëve ku dhe i kanë ofruar ndihmë. Ndihma konsistonte në gjetjen e një pune me orar 08.00-16.00 si dhe mbulimin e asistencës së fëmijëve në këtë fasho orari. Nëna e të miturve nuk e ka pranuar këtë ndihmë duke thënë se i del vetë për zot fëmijëve të saj. Për këtë, Shërbimi Social thotë se e ka dokumentuar refuzimin e saj me firmë.
Nga ana tjetër, nëna e 3 fëmijëve thotë se ka 5 vite e divorcuar dhe se babai i fëmijëve ka qenë në burg. Pasi ka dalë nga burgu, ai ka paguar vetëm 180 mijë lek të vjetra për fëmijët. Ajo thotë se fëmijët kanë qenë vetëm gjatë ditës që ajo është në punë dhe se në darkë është kthyer pranë tyre. Për gjendjen e shtëpisë, e papastër dhe tepër rrëmujë, nëna e fëmijëve thotë se është dorë e ish-vjehrrës, e cila i ka ngritur kurth.
Lajmi kryesor:
Denoncimi për braktisjen e 3 fëmijëve në Durrës, nëna për Report Tv: Kurth nga ish-vjehrra, punoj dy turne! 3 të miturit me zgjebe, pritet vendimi i kujdestarisë









