Dritasi është një fshat që shtrihet mbi disa kodrina të buta, vetëm 18 kilometra larg Tiranës. Dikur fshati njihej me emrin Tapizë e sipërme. Pas viteve ’90, në fshat erdhën qindra banorë, kryesisht nga veriu i Shqipërisë: nga Dibra, nga Kukësi, nga Tropoja dhe Puka. Banorët e vjetër e të rinj, për shkak se vendi këtu ka shumë ditë me diell, e pagëzuan fshatin me emrin Dritas. Këtu frymojnë mbi 350 familje me afërsisht 1500 banorë.