8 ditë më parë kreu i Kadastrës, Artan Lame rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërkohë sot nëpërmjet një statusi në faqen e institucionit që drejton ka deklaruar se është shëruar dhe ka dalë nga karantina.
Gjithashtu ai shkruan se aktualisht 36 punonjës të Kadastrës janë të prekur me koronavirus.
"Unë sot dola nga karantina e kovidit. Kur unë u diagnostikova me këtë punë, shkruan gazetat. “Drejtori i përgjithshëm i Kadastrës me kovid!”, “Lame zë shtratin me kovid!” Ndoshta normale kjo, se helbete, goxha direktor!. Por bashkë me mua, ato ditë ishin në shtrat edhe 24 punonjës të tjerë të Kadastrës. Për ta nuk shkroi njeri, veç të afërmve të tyre.
Sot që unë u ktheva në zyrë, janë në shtrat 36 punonjës dhe çdo ditë bien të tjerë. As për ta nuk shkruan njeri, se janë njerëz të zakonshëm, specialistë kokëulur.
Më lejoni të shkruaj unë dy fjalë për ta. Kjo është luftë. Secili prej nëpunësve të shtetit shqiptar ka vendin e tij në llogoren e gjatë të kësaj Lufte.
Me gjithë këta “të rënë” në krye të detyrës, Kadastra vijon të punojë normalisht. Janë kolegët e tavolinës ngjitur, që vijojnë punën e kolegut që ka zënë shtratin. Dhe shërbimi nuk është ndërprerë për asnjë ditë, as për qytetarët, as për institucionet, as për procesin e rindërtimit, as për legalizimet, duke pritur secili në postin e tij që ... t’i vijë radha e ... krevatit. Ej çuna dhe goca, ju që ende jeni në detyrë “Punë të mbarë!”; dhe ju që kini zënë shtratin “Shërim të shpejtë!” dhe sa më pak dhimbje", thotë Lame.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Rama: Gjetëm korrupsion, rrugë të lëna rrugëve e borxhe! Fond të veçantë për digjitalizimin e Kadastrës
30 Dhjetor 2024, 11:44
-
Gjirokastër/ Gjykata dënon me 6 vjet burg ish-kreun e Kadastrës për falsifikim! Florian Taçi përfiton gjykim të shkurtuar, nga 4 vite dhe dy bashkëpunëtorëve
4 Dhjetor 2024, 17:21
-
Durrës/ Kërkohej për shpërdorim të detyrës, arrestohet ish-juristi i Kadastrës! I ndaluar edhe dy herë më parë (EMRI)
4 Dhjetor 2024, 12:47
-
Komisioni Antikorrupsion në ‘lupë’ edhe problemet me pronat! Gogu për Report TV: Dixhitalizim! S’ka nevojë për ndryshime ligjore
1 Dhjetor 2024, 14:05
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor 2024, 21:56
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor 2024, 11:35
-
Vendimi i Këshillit të Ministrave/ Rikonstruksioni i linjës 110 kV Ballsh-Marinëz dhe Ballsh–Drenovë, miratohet fondi për shpronësimin e pronarëve
20 Nëntor 2024, 22:14
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, me letra false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona, i afërm i Kryemadhit! U zbulua nga përgjimet (EMRAT)
20 Nëntor 2024, 16:38
-
Gjirokastër/ Falsifikim dhe mashtrim, Prokuroria kërkon 6 vite burgim për ish-kreun e Kadastrës dhe nga 4 vite izolim për 2 bashkëpunëtorët e tij! Do përfitojnë gjykim të shkurtuar
19 Nëntor 2024, 17:10
-
3000 vendime legalizimi në 90 ditë, Kadastra lehtëson qytetarët nga pritja
15 Nëntor 2024, 19:34
-
Edhe Asllan Dogjani në SPAK, në hetim pasuror! Deputeti i PD-së: Po më hetojnë për apartamentin 100 metra katrorë në Tiranë
4 Nëntor 2024, 11:05