Një 38 vjeçar në Sarandë i identifikuar si E.G, është shpallur në kërkim nga policia pasi ka plagosur me thikë 43 vjeçarin S.N brenda një lokali.
Fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht po merr mjekimin e nevojshëm në spitalin rajonal. Sipas detajeve të dhëna nga policia, konflikti mes dy personave ka ndodhur për motive të dobëta.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po hetohen të gjitha pistat për arrestimin e agresorit 38 vjeçar i cili u arratis nga vendngjarja pasi plagosi 43 vjeçarin.