Sherr deputetësh, Prenga godet
me rrip Strazimirin për Qefalinë

Sherr deputetësh, Prenga godet<br />me rrip Strazimirin për Qefalinë
TIRANE –  Debatet e forta politike mes palëve kundërshtate në Parlamentin e Shqipërisë duket se nuk mjaftojnë, dhe tashmë i kanë lënë vendin grushteve.

Deputeti demokrat Gent Strazimiri dhe ai socialist Xhemal Qefalia janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në derën e tualetit të Kryesisë së Kuvendit teksa në sallën e komisionit të Ligjeve raportonte ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Për të shuar sherrin, por që në fakt e ka ndezur më keq, deputeti socialist Armando Prenga ka përfunduar duke rrahur me rripin e tij të pantallonave Strazimirin, të cilin mësohet se e ka shtrirë në tokë.

Gjithçka mësohet se ka nisur në Komisionin e Ligjeve, teksa më herët raportonte ministri i Drejtësisë Nasip Naço për funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në seancë të thirrur nga deputeti Armando Subashi, kur deputeti Strazimiri ironizoi kontrollin që deputetët socialistë po kryejnë në Shërbimin Informativ Shtetëror, duke iu drejtuar minsitrit Naço me pyetjen:

“Zakonisht në të tilla raste, kur komisioni i Ligjeve ngarkon Armandon të thërrasë dikë për punë problematike, historia konkludon që caktohet Xhemali me Pirron të venë të bëjnë një inspektim atje , pastaj bëhet një peticion nga masat që të shkarkohet, dhe është shkarkuar, rasti i Zana Xhukës. E shikoni si zgjidhje këtë që të shkojë në KLD Xhemali me Pirron të bëjnë një inspektim pastaj të vijë një flet rrufe nga populli dhe të shkarkohët KLD-ja. është kjo një nga mundësit apo jo?!, u shpreh Strazimiri.

prenga dhe strazimiri
(Në foto: Me rreth të kuq deputeti socialist Armando Prenga dhe me rreth blu,  deputeti demokrat Gent Strazimiri)Foto të tjera

Por deputeti socialist Xhemal Qefalia, i cili ishte shkëputur për pak moment nga mbledhja, është njoftuar me telefon që Strazimi e ironizoi në komisionin e Ligjeve. Mësohet se Qefalia në ato moment ka qenë në tualet, dhe vetëm pak momente më pas në derën e tualetitit të kryesisë është shfaqur edhe deputeti Strazimiri.
 
Socialisti Qefalia i ka kërkuar Strazimirit të mos i përmend më emrin, por ai i është përgjigjur me shuplakë ndërsa Qefalia ia ka kthyer me grusht. Pas kësaj kolegu i majt i Qefalisë, Armando Prenga ka përfunduar duke rrahur me rripin e tij të pantallonave Strazimirin, të cilin mësohet se e ka shtrirë në tokë. 

Ndërsa deputetët janë rikthyer në Komisionin e Ligjeve për të ndjekur raportimin e minsitres së Mbrojtjes Mimi Kodheli në lidhje me një projektligj të rëndësishëm për Forcat e Armatosura, operatori i A1 REPORT Klod Bathorja ka filmuar xhaketën e deputetit socialist Prenga  e cila ishte grisur në krahun e majtë dhe rripi i pantallonave i fokusuar në xhepin e tij.

rripi prenga
(Në foto: Rripi i pantallonave në xhepin e deputetit socialist Armand Prenga)

prenga xhaketa e grisur
(Në foto, deputeti Armand Prenga pasi është rikthyer në Komisionin e Ligjeve me xhaketën e grisur)

Ka qenë kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruçi ai që ka ndarë palët dhe ka marrë në “mbrojtje” deputetin demokrat Gent Strazimiri. Për disa momente ky i fundit ka ndenjur në zyrën e Ruçit ku mësohet se kreu i grupit të PS i ka thënë të ikë dhe të qetësohet. Ndërsa deputeti demokrat Kastriot Islami mësohet të jetë shprehur duke bërtitur në koridorin e Kryesisë së Kuvendit: I ka çuar Rama për ta rrahur!

Ndërsa të gjithë deputetët e mazhorancës janë rikthyer bashkë me deputetin Fatmir Mediu, në Komisionin e Ligjeve për të ndjekur raportimin e minsitres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, ne keto pamje duket xhaketa e deputetit socialist Prenga e cila ishte grisur në krahun e majtë dhe rripi i pantallonave i fokusuar në xhepin e tij. 
 
Deputetët e opozitës pas sherrit janë larguar nga komisioni, i cili vazhdoi më tej miratimin e projektligjeve.

Pasi ka përfunduar gjithçka gazetarët kanë tentuar të marrin versionin e deputetit Qefalia për incidentit por ai nuk ka dashur të prononcohet.

XHAÇKA: DËNOJMË NGJARJEN, DEPUTETËT TË RESPEKTOJNË ETIKËN PARLAMENTARE
Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Komisionin e Ligjeve ka reaguar edhe Partia Socialiste. Në një deklaratë për mediat, deputetja Olta Xhaçka, dënoi këtë ngjarje, ndërsa i ka kërkuar deputetëve të respektojnë rregullat dhe etikën parlamentare. Ndërkaq, deputetja e PS, dënoi sjelljen e opozitës gjatë javëve të fundit, pasi sipas Xhaçkës kjo situatë prish imazhin e vendit në prag të dhënies së vendimit të BE për t’i dhënë apo jo Shqipërisë statusin e vendit kandidat.
 
“Opozita ka vendosur prej javësh të bëjë gjithçka për të prishur imazhin e vendit. Marrja e statusit është arritje për të gjithë shqiptarët, dhe sjellja e opozitës është kundër dëshirës së qytetarëve. Sjellja e opozitës, është sjellja e Penelopës, prish natën atë që bën ditën. Aq me tepër nisur nga opozita sot në komisionin e ligjeve. Dënojmë aktin e sotëm, dhe i kërkojmë deputeteve të respektojnë rregullat dhe etikën parlamentare”, tha Xhaçka.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot