FIER - Vritet me thikë 13-vjeçari pas një konflikti me bashkëmoshatarin e tij në ndeshjen e futbollit. Ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Ballshit ndodhi dje në mbrëmje rreth orës 22:00.
Dëshmitarët në vendngjarje bënë të ditur se një grup fëmijësh të së njëjtës lagje kanë qenë duke luajtur futboll në afërsi të vendit të quajtur “ish kinemaja në Ballsh”. Për motive që ende nuk dihen, dy të miturit, që kanë qenë në skuadra të ndryshme, kanë nisur të debatojnë. Në fillim janë sharë dhe gjuajtur me grushta por më pas ngjarja ka përfunduar tragjikisht.
Sipas dëshmitarëve, pas sherrit fillestar, viktima Xhevit Lamaj dhe bashkëmoshatari i tij Yzeir Kame janë qetësuar për pak çaste, por pak minuta më vonë një person rreth të 20-ave ka mbërritur pranë tyre duke e goditur 13 vjeçarin me thikë në zemër. Më pas ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa 13 vjeçari Lamaj është dërguar në spital. Mjekët nuk arritën ta shpëtonin pasi thika i kishte dëmtuar rëndë zemrën. Policia shoqëroi 13-vjeçarin Yzeir Kamen pak minuta pas ngjarjes ndërsa sot ka ndaluar edhe vëllain e tij, 21-vjeçarin Edison Kama. Ndonëse nuk ka një konfirmim zyrtar të policisë, dyshohet se autori i vrasjes është pikërisht Edisoni që duket se ka ndërhyrë në sherr në mbrojtje të vëllait më të vogël.
Viktima njihej në qytet me emrin Bushi (ashtu quhej gjyshi i tij) ndërsa origjina e familjes është nga fshati Klos i Mallakastrës. Viktima ishte në klasën e shtatë dhe ishte fëmija më i vogël në familjen Lamaj gjithashtu ai kishte një vëlla dhe një motër.
Sipas burimeve të policisë, janë marrë në pyetje edhe fëmijët e tjerë të cilët ndodheshin në vendngjarje për të dhënë dëshmitë e tyre për ngjarjen. Për shkak të moshës delikate të tyre, policia ka qenë e kujdesshme në marrjen në pyetje; edhe vetë autori i dyshuar dhe fëmijët kanë qenë në gjendje mjaft të tronditur psikologjike.
(fk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com