ITALI- Një i ri shqiptar, i identifikuar si Emanuel Rroku është vrarë me armë zjarri në Turbigo në periferi të Milanos, në Itali, pas një sherri mes shqiptarësh, gjatë një feste ne një lokal.

Sipas mediave një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëkombasve të tij, teksa ishine te pranishëm në një festë. Si pasojë 23-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa bashkëatdhetari tjetër, 30-vjeç, ka mbetur i plagosur.

Sherri sipas mediave italiane sherri mes shqiptarëve gjatë festës, ka ndodhur për motive të dobëta dhe dyshohet se shkak është bërë një vajzë, e cila shoqëronte 34 vjeçari. Vrasësi u arrestua menjëherë nga forcat e policisë. Arma e përdorur ishte një pistoletë e kalibrit 6.35 e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos.

Të pranishmit në festë rrethuan menjëherë autorin, të cilin edhe më pas e rrahën. Ndërkohë plumbi e kapi 23-vjeçarin në zemër dhe ai nuk mundi që të mbijetoje dot.

1663404030_xs.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Identifikohet 23-vjeçari shqiptar që u vra pas sherrit për një vajzë në një festë në Itali (Foto)

Emanuel Rroku është 23-vjeçari shqiptar i cili mbeti i vrarë në Milano, pas një sherri për një femër në një festë.