Sherr i dhunshëm në Greqi, plagoset nënkryetari i bashkisë

Sherr i dhunshëm në Greqi, plagoset nënkryetari i bashkisë

Pamje nga festivali në Korydallos

GREQI-Një sherr ka nisur në një festival në Korydallos në Greqi me protagonist nënkryetarin e bashkisë së qytetit. Sherri ka nisur mes disa personave ku filluan t’i gjuajnë me sende të forta njëri-tjetrit ku i plagosur ka mbetur edhe nënkryetari i bashkisë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe forca të shumta policie, pasi nënkryetari u plagos rëndë.  Nga ana tjetër një 16-vjeçar është qëlluar në fytyrë dhe një gruaje i ra të fikët nga tensioni pasi pa sherrin.

“Nuk e kam idenë se si dhe pse filloi sherri. Unë isha ulur në anën e kundërt dhe shkova të shikoja se çfarë po ndodhte. Ne ishim bashkë me persona të tjerë nga komuna dhe pamë që diçka po ndodhte dhe shkuam t'i ndajmë. Sapo na panë që po afroheshim, mua dhe nënkryetart tjetër, filluan të na gjuanin tavolina e karrige. Nuk mbaj mend as sa njerëz ishin”, tregon zoti Tsirakis, i shtruar në spital me lëndime në krahun e majtë dhe në shpinë.

Pritet ekzaminimi mjekësor, ndërsa deklaratat e marra nga nënkryetarët e bashkive do t'i dërgohen prokurorit./Protothema.gr

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë! Të hapim zemrën e të ndihmojmë njerëzit në nevojë

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë! Të hapim zemrën e të ndihmojmë njerëzit në nevojë