5 shqiptarë, të cilët po vuajnë dënimin e tyre në burgun grek Domokou janë përleshur mes tyre me shkopa  druri, duke rezultuar me plagosjen e njërit prej tyre.

4 shqiptarë sulmuan një tjetër me sende metalike dhe shkop druri duke e plagosur rëndë. I plagosuri. 30 vjeç, ndodhej në paraburgim i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Dhuna e egër ushtruar ndaj 30-vjeçarit bëri që ai të pësonte një frakturë të rëndë të fytyrë duke u transportuar menjëherë në spital.

Autoritetet greke kanë filluar hetimet për përplasjen e përgjakshme në burg.