Sherr masiv me grushte dhe shishe kokës mes shqiptarëve dhe italianëve

Sherr masiv me grushte dhe shishe kokës mes shqiptarëve dhe italianëve

Shqiptarë dhe italianë të dehur u përfshinë në një sherr masiv me grushte, shkelma, shishe birre dhe sende të tjera të forta mbrëmjen e djeshme në një lokal në sheshin Monte Grappa në Frascati të Italisë.

Nga sherri u arrestuan vetëm 5 nga 12 personat e përfshirë, një italian me precedent penal, të cilit iu gjet një dozë kokainë dhe disa euro të dyshuara se i kishte fituar nga shpërndarja dhe katër shqiptarë, të moshës 19, 22, 25 dhe 26 vjeç.

Njërit prej shqiptarëve, 26-vjeçarit iu gjet një thikë gjatë kontrollit të policisë, që u lajmërua nga dy civilë që ndodheshin në lokal në momentin e sherrit.

Disa nga shqiptarët që u konfliktuan me italianët kanë plagë në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e goditjeve me shishe dhe sende të tjera. Ndërkohë që 7 personat e tjerë që u përfshinë në sherrin masiv janë ende në kërkim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 15/09/2019 19:19

    19, 22,25 dhe 26 të dehur? Kaq të rinj e të dehur? Urgjent dërrmojini të vene mend! Mjerë bota nga nje brez i tillë mu tash!

    Përgjigju
    • pepino: 07/11/2020 01:29

      O italia fol per vete.Pire pa pire shume pake shqiptare jane ata qe se kane thithur nga hunda me bilete 500 euroshe kokainen qe e falt zoti e falt se tle pa gjum te knaq.Ndersa shqiptari qe smba thike nuk o shqiptar ta dish.Bot e poshter ketej duhet thika kur te dalin para 10 pepino ose zezak e arab.Ata skuptojne kur ju flet vetem kur hane thiken fillojne e perdorin llogjiken dhe thone aiutooo albanesi assassinoooo.

    • italia: 16/09/2019 15:17

      o roku dhe ne kemi pir po nuk kemi leviz me kokain dhe thika me vete

    • Roku: 15/09/2019 19:57

      O “ kafsha” po javash i cik javash... ti valle ske qen kurr ne ate moshe??? Po cuna t’ rinj o plak gjera qe ndodhin ndonjehere , problem eshte kur ndodhin cdo fundjave!Ngadal icik me derrmime direkte

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike