Një i ri është plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit të Korçës pak pas mesditës së kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 7 të rrugës Don Gjon Buzuku. Sipas informacioneve paraprake i riu Aleksandër Beshiri 20 vjeç është dërguar fillimisht në spitalin Rajonal të Korçës e më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se ka marrë plagë në këmbë.

Ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit i identifikuar si Kristo Horanli 28 vjeç, banues në Tiranë i cili është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme.
Sipas burimeve nga policia motivet e ngjarjes lidhen me sherrin për një vajzë. Gjithashtu sipas policisë mësohet se autori, ka qënë, i dënuar më parë, për veprat penale : "Vrasja me dashje” mbetur në tëntativë si edhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

Informacioni i policisë
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :Kristo Oranlli, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi dje, në lagjen nr 7, në Korçë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke e plagosur rëndë, shtetasin A.B, 20 vjeç, banues në Korçë.
I cili, pas ndihmës të marrë në Spitalin Rajonal të Korçës, u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Në vendin e ngjarjes, u gjet një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm. Autori pas krimit, u largua nga vendi i ngjarjes. Kapja e tij, u bë nga Shërbimet e Policisë, në një banesë në lagjen nr 5, ku ishte fshehur. Atje iu gjet dhe u bllokua me cilësinë e provës materiale :
Arma e krimit, tip pistoletë TT, me Nr C-206170 model 54, si edhe 2 fishekë luftarakë kalibri 7.62mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 88/1 dhe 278/5 i Kodit Penal.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO