TIRANE-Moderatorja Luana Vjollca është bërë mollë sherri për dy djem ditën e djeshme në Tiranë.
Luana ndodhej nën shoqërinë e të dashurit, kur një mashkull i është afruar dhe e ka ngacmuar me fjalë. Kaq është dashur që i dashuri të shpërthejë nga nervat ndërsa i riu që ngacmoi Luanën i është përgjigjur me grusht. Policia mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi e më pas arrestoi djalin, Besmir Lila që ngacmonte moderatoren, i cili mësohet se e përndite prej kohësh vajzën bionde. Në momentin e sherrit ai mbante dhe një pistoletë në brez.
Ngjarja
Pasditen e djeshme rreth orës 19:00, në Unazë të Re, pranë Hotel ”Roland”, shtetasi Besmir Lila ka ndaluar për ti folur shtetases Luana Vjollca. Ndërkohë që 31 vjecari nga Tirana ka goditur ka goditur me grusht, mikun e prezantueses shqiptare , 29 vjecarin, Krenar Çocaj, banues në Prishtinë, i cili erdhi në ndihmë të Luanës. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Besmir Lila, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, e llojit pistoletë, pa numër.
Djali e përndiqte Luanën
Djali që është shoqëruar nga Policia është i riu Besmir Lila, 31 vjec. Nga dëshmitë e moderatores, mësohet se ai e përndiqte prej kohësh vajzën. Pas zënkës që është bërë në zonen e Unazës së Re në Tiranë, policia ka arrestuar në flagrancë rreth orës 23:00, shtetasin Besmir Lila, 31 vjec , banues në Lundër, i cili është konfliktuar fizikisht edhe me të dashurin e Luanës, Krenar Cocajn.
[gallery]21807[/gallery]

(Luana pak minuta pas sherrit)
I riu i arrestuar

(Besmir Lila, personi i arrestuar)

(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO