TIRANË-Dy persona janë plagosur si pasojë e një konflikti fizik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme në zonën e Fushë-Mëzezit.
Sipas policisë, si pasojë e një konflikti të çastit E. M. 29 vjeç dhe Sh. S. 32 vjeç kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta, ndërsa kanë përfunduar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia njofton se kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sherrit mes dy personave që përfunduan në spital.
Komento