LEZHË- Dy persona në qytetin e Lezhës kanë thyer karantinën për t'u konfliktuar, sherr i cili ka përfunduar deri në përdorimin e sendeve të forta.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Lezhës, ku një person ka mbetur i plagosur pasi është goditur me sende të forta. Nga raportimet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, e ndërsa autori, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është shoqëruar në polici. Sipas Aktit Normativ që ka hyrë në fuqi, dy personat rrezikojnë të gjobiten me 10 mijë lekë për shkelje të rregullave.