KORÇË- Një sherr me thika dhe kaçavida ka ndodhur ditën e djeshme mes disa të rinjve në Çërravë. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 22 vjeçari J.Ç dhe M.L 23 vjeç i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërsa policia ka arrestuar 2 të rinjtë H.L, 17 vjeç dhe E.L 23 vjeç për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.
Mesohet se plagosja midis të rinjve ka ndodhur per motive te dobta ende të panjohura, Gjithashtu 23 vjeçari i goditur me kaçavidë, ka qënë në rrezik për jetën. Dy palët e përfshira në konflikt duket se kanë qënë të përgatitur për perplasjen që është zhvilluar mes të rinjve me mbiemër Lame dhe Lipo.