Një sherr me thika është regjistruar në fshatin Çërravë të Pogradecit ku është plagosur me thikë një 18-vjeçar.
Si pasojë, është arrestuar autori 19-vjeçar, banues në fshatin Çërravë.
19-vjeçari, Marino Beshello gjatë konfliktit, ka dëmtuar me thike një 18-vjeçar, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet do t'i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.