VLORE-Një person është plagosur me thikë pas një sherri në orët e para të ditës së sotme në rrugën Transballkanike.

I plagosuri raportohet se mbërriti në spital në orën 04:30. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili mëson se i plagosuri është qëlluar me thikë nga konflikti.

Policia pritet që të marrë dëshminë e të plagosurit për të zbardhur shkaqet dhe identifikuar autorët.