Një 16-vjeçar është arrestuar në Sarandës pasi ka plagosur me thike një tjetër bashkëmoshatar. Policia njofton se është vënë në pranga shtetasi i mitur me iniciale O. H., 16 vjeç, banues në Sarandë.
16-vjeçari në vendin e quajtur “Plazhi i ri”, në Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, e me pas ka plagosur me një mjet të mprehtë (thikë) bashkëmoshatarin e tij shtetasin e mitur me iniciale B. A., 16 vjeç.
Ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Vrasje me dashje” , e mbetur në tentativë.