Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se të rinjtë janë konfliktuar në një lokal në Elbasan. Të rinjtë janë zënë me gota qelqi dhe për pasojë ka mbetur i plagosur Kei Piu, 26 vjeç.
I riu rezulton të jetë emër i njohur pasi në janar të vitit 2020 ndaj tij është kryer një atentat me armë zjarri brenda makinës së tij tip 'Range Rover' duke e lënë të plagosur. Më herët i riu ishte arrestuar nga policia për drogë.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e sherrit mes tij dhe grupit të të rinjve mbrëmjen e sotme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Kei Piu, 26 vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një lokal të Elbasanit pas sherrit me mjete të mprehta, nuk është emër i panjohur pasi 3 vite më parë ndaj tij u bë një atentat me armë zjarri.
Në orët e para të mëngjesit të 16 janarit të 2020-ës, ndaj Kei Piut ësht qëlluar brenda makinës së tij Range Rover në lagjen ‘Luigj Gurakuqi’.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së mbrëmjes së sotme dhe shkaqet e konfliktit mes të rinjve që ka çuar në plagosjen e 26 vjeçarit.