-
U plagos mbrëmë në Elbasan, policia arreston 26-vjeçarin! Tentoi të fshehë ngjarjen: Jam dëmtuar në palestër
Kei Piu, 26-vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në Elbasan pas një sherri me të rinj në një lokal, është arrestuar pasi ka tentuar të fshehë ngjarjen. Mësohet se Piu nuk ka parnuar të bashkëpunojë me grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Ai nuk ka dhënë dëshminë e plotë para uniformave blu, duke detyruar zyrtarët e grupit hetimor të ngrenë ndaj tij akuzën për ‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
23 Prill 2023, 09:31