GJIROKASTËR- 60-vjeçari Ilirjan Ruca, i cili u plagos me thikë ditën e sotme në Gjirokastër pas një sherri, nuk ka mundur t'i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa ndërroi jetë në spital.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në në lagjen “Pazari i Vjetër” në Gjirokastër, ku 60-vjeçari u përfshi në një konflikt të çastit me Afrim Nazifin, 57 vjeç. Fillimisht ata u konfliktuan verbalisht me njëri-tjetrin, ndërsa më pas 57-vjeçari ka marrë thikën dhe ka goditur me thikë në pjesën e barkun 60-vjeçarin.

I plagosuri u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra. Policia arrestoi autorin e ngjarjes, i cili tha në polici se e kishte qëlluar 60-vjeçarin pasi ky i fundit e kishte ofenduar. 

Foto nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:04
Vrau me thikë 60-vjeçarin pas sherrit, autori në polici: Më ofendoi

Komisariati i policisë Gjirokastër

Ka qenë një konflikt i çastit që çoi drejt vdekjes 60-vjeçarin Ilirjan Ruca ditën e sotme në Gjirokastër. Në polici, autori i ngjarjes, Afrim Nazifi ka thënë se e qëlloi viktimën, pasi ky i fundit e ofendoi.

Mësohet se viktima, Ilirjan Ruca ishte pronar i një lokali, ndërsa Afrim Nazifi, pronari i një dyqani në pazar.

Ata u përfshinë në konflikt të çastit për motive që nuk dihen ende, por situata agravoi duke bërë që Nazifi të merrte thikën dhe të qëllonte 60-vjeçarin, Ku i fundit mbeti i plagosur dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mund të mbijetonte.

Ora 14:37
U plagos me thikë pas sherrit për pronën, humb jetën në spital 60-vjeçari në Gjirokastër

60-vjeçari Ilir Ruca, i cili u plagos me thikë ditën e sotme në Gjirokastër pas një sherri të çastit, nuk ka mundur t'i mbijetonte plagëve, ndërsa ndërroi jetë në spital.