Sherr me thika në Itali, plagoset një shqiptar dhe një italian

Sherr me thika në Itali, plagoset një shqiptar dhe një italian

Foto ilustruese

ITALI- Një sherr mes dy shqiptarëve dhe një italiani ka përfunduar më përdorimin e thikave dhe dy prej tyre kanë mbetur të plagosur. Ka qenë 47-vjeçari italian, i cili fillimisht është paraqitur në spital i plagosur me thikë disa herë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mediave italiane, ai është lënë te dera e spitalit nga dy miqtë e tij me origjinë shqiptare, njëri prej të cilëve po ashtu ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

47-vjeçari i plagosur është shtetasi me iniciale E.C, i cili është i njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, për një vrasje të ndodhur në vitin 2016. Gjendja e tij paraqitet e rënduar, ndërsa ende nuk dihet se si ndodhi ngjarja apo lidhjet që kishte me dy shqiptarët.

Hetuesit kanë marrë në pyetje dy shqiptarët, të cilët e dërguan në spital 47-vjeçarin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)