KORCË- Sherr me thika për motive të dobëta ka ndodhur në lagjen nr. 2 në Korçë gjatë mbrëmjes së sotme.Personat me iniciale M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një tjetër rreth 25 vjeç, janë plagosur dhe aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Akoma nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore pas konfliktit me thika. Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes të ndodhur në orën 21:20.