MALIQ- Një sherr me thika ka përfunduar me një viktimë mbrëmjen e kësaj të hëne në Maliq. Report Tv mëson se 2 persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin me thika, ku si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë njëri prej tyre, teksa tjetri ka mbetur i plagosur. Mësohet se ka ndërruar jetë Nestir Sotir, teksa autori është Velo Azisllari, i cili po ashtu ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në spital.
Ajo që dihet është se autori dhe viktima kanë qenë fqinj më njeri-tjetrin dhe kanë pasur konflikte edhe më herët. Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë të ndodhur në fshatin Rëmbec mbrëmjen e sotme janë të paqarta.
"Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale", njofton Policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.