Dy persona u plagosën sot me thika, ndërsa tre të tjerë janë arrestuar, gjatë një sherri në lagjen “Tre Heronjtë”, në Shkodër.
Të plagosurit janë 25-vjeçari A.T. dhe 18-vjeçari A.F., të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, në pranga është 30-vjeçari M.SH., 28-vjeçari M.B. dhe A.B.,23-vjeç.
Sherri ka ndodhur rreth orës 17:30 “pas një konflikti të çastit”, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia, nëpërmjet një njoftimi paraprak.
Të pestë personat e sipërpërmendur janë banues në qytetin e Shkodrës.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com