Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mëngjesin e sotëm brenda një servisi makinash në lagjen 10 të Korçës, Konflikti mes pronarit të servisit dhe 3 klientëve të tij që ishin të pakënaqur me punën e kryer. Si pasojë e konfliktit, është lënduar me gërshërë pronari i servisit Renaldo Xhixho ndërsa tre persona të  tjerë të identifikuar si Ergys Themelko, Erion Demolli dhe Lidi Meno kanë dëmtime të ndryshme trupore. Njëri është lënduar në shpatull e në krah, tjetri ka plagë në fytyrë e tjetri lëndime më të lehta në trup.  Ata janë dërguar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Si ndodhi konflikti? 

Sipas të dhënave nga terreni, konflikti nisi kur Themelko, Demolli dhe Meno kanë shkuar në servis për të shprehu pakënaqësinë e tyre ndaj punës së kryer në servis. Nga ana tjetër, mësohet se ata nuk kanë bërë as pagesën për shërbimin dhe kjo ka agravuar më tej situatën duke çuar në konflikt dypalësh dhe në përdorimin e gërshërëve.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka ndodhur një konflikt fizik midis disa shtetasve. Si pasojë e konfliktit, janë dëmtuar 3 prej tyre (njëri prej të cilëve me mjet prerës gërshërë) të cilët u dërguan për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Në ambientet e Komisariatit ndodhet i shoqëruar një shtetas, për veprime të mëtejshme procedurale” thuhet në njoftimin e policisë.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë