P. K. 39 vjeç, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Kurbin se ka pasur një konflikt me Z.Ll. 33 vjeç, para makinave të tyre në Laç. Më pas P.K. është larguar për në shtëpi dhe tek hyrja e pallatit ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri ku pretendon dhe dyshohet se Z. Ll. ka gjuajtur në ajër.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për arrestimin e autorit të të shtënave. Gjithashtu, blutë kanë marrë në pyetje edhe P.K i përfshirë në konflikt me Z.Ll.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Me datë 21.11.2017, shtetasi P. K. 39 vjeç, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Kurbin se ka pasur një konflikt me shtetasin Z.Ll. 33 vjeç, para makinave të tyre në Laç.
Më pas shtetasi P.K. është larguar për në shtëpi dhe tek hyrja e pallatit ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri ku pretendon dhe dyshohet se shtetasi Z. Ll. ka gjuajtur në ajër.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një gëzhojë .
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin ndodhen në vendngjarje për hetime të mëtejshme të sqarimit të rrethanave të ngjarjes.
Vazhdon puna për kapjen e shtetasit Z.Ll për hetime të mëtejshme.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com











