Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset me sende të forta 17-vjeçari! Policia në kërkim të autorit

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset me sende të forta 17-vjeçari! Policia në kërkim të autorit

Foto ilustruese

Një adoleshent është plagosur pasi u godit me sende të forta nga një bashkëmoshatar këtë pasdite në Laprakë.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në rrugën "Gjergj Legisi" në kryeqytet. Burimë bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 17-vjeçari me inicialet A.S.

Ky i fundit raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, ndërsa gjendja e tij ende nuk bëhet me dije.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Njoftimi i Policisë
Me datë 24.11.2021, rreth orës 14:30, në Laprakë, në rrugën "Gjergj Legisi" dyshohet se pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. S., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët