SHKODËR- Dy bashkëshortë janë konfliktuar me njëri-tjetrin mëngjesin e sotëm në Shkodër. Në policinë e Shkodrës, fillimisht u raportua për të shtëna me armë zjarri në afërsi të Prokurorisë, por sipas bluve të Shkodrës nuk rezulton se ka pasur të shtëna me armë e as të lënduar.
Bëhet me dije se nga verifikimi i të dhënave në vendngjarje, ka pasur vetëm një konflikt verbal midis dy bashkëshortëve, që janë shoqëruar në komisariat për sqarimet të mëtejshme.

Komente

