Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tropojë, pasi u përfshinë në një konflikt me disa persona të tjerë. Personat e arrestuar janë identifikuar si Florjan Osmaj dhe Elison Bajramaj, të cilët janë konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në qytetin e Bajram Currit, duke dëmtuar një tavolinë dhe një kompjuter.
Ndërkohë, gjatë shoqërimit nga policia, ata kundërshtuan efektivët dhe dëmtuan automjetin e tyre. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. O. i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", kryer në bashkëpunim, "Goditjet për shkak të detyrës", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe " Shkatërrimi i pronës".