Një sherr mes të rinjve është regjistruar sot në Korçë në lagjen nr.2 të qytetit. Sipas burimeve, të rinjtë përveçëse kanë goditur me njëri tjetrin me grushta dyshohet se kanë përdorur edhe sende të forta gjatë konfliktit.
Ndërkohë njëri prej të përfshirëve, 17 vjeç është dërguar në spital pasi dyshohet se është qëlluar me thikë. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas mbërritjes së policisë pjesa tjetër e të rinjve janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodhen në bizneset e zonës për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 2, Korçë, ka ndodhur një konflikt fizik midis disa shtetasve. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar me mjet prerës një 17-vjeçar, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në ambientet e Komisariatit ndodhet i shoqëruar një shtetas, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi sot policia.
Komente









