BERAT- Një konflikt mes dy familjeve Zana dhe Alibeaj në qytetin e Beratit për ullinjtë ka përfunduar me përdorimin e thikave, e për pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur, një prej tyre më rëndë. Pas ngjarjes, uniformat blu njoftojnë se kanë bërë arrestimin e K.Dh i cili ka plagosur rëndë njërin prej tyre, e ndërsa janë vënë në hetim tre të tjerë G.A., 46 vjeç, E.A., 44 vjeç, dhe M.Dh., 38 vjeçe.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në lagjen "Barrikada" në Berat, ku dy pjesëtarë të dy familjeve u konfliktuan fizikisht me njëri- tjetrin. Për të shuar konfliktin u futën edhe persona të tjerë të familjes, të cilët kanë marrë dëmtime.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale për shtetasin K.Dh "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Plagosje e lehtë në bashkëpunim", e ndërsa i plagosuri me thikë A.A., është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Foto nga vendi i ngjarjes