Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Shkodër përpara portës së gjimnazit ‘Shejnaze Juka’ ku 3 të rinj kanë mbetur të lënduar pas një sherri me thika.
Të tre personat e lënduar janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore teksa ndodhen jashtë rreziku për jetën. Report Tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes teksa shihet xhupi i një prej të rinjve me gjak që ka mbetur i hedhur në vazon me lule.
Policia informon se në konflikt janë përfshirë 3 persona, A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).
Sipas burimeve për Report Tv, një makinë ka mbërritur përpara shkollës ku kanë qenë dy nxënës. Mes tyre ka nisur një konflik me grushte për motive ende të paqarta. Në këto rrethana njëri prej të rinjve ka përdorur thikën.
“Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në lagjen "Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).
Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ngjarje të tilla kanë tronditur jo pak opinioni publik. Më 18 nëntor 2024 14-vjeçari Martin Cani u qëllua për vdekje me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij në afërsi të shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’. I plagosur në këtë konflikt të nisur për motive banale, mbeti dhe shoku i tij.
Një tjetër rast është regjistruar në gusht të këtij viti në fshatin Pirg të Maliqit ku i vdekur mbeti 14-vjeçari Erald Xhejo pasi u qëllua me thikë. Ndërkohë Erion Boba 15 vjeç vdiq disa ditë më parë pas një sherri të nisur nga rrjeti social në Tik Tok. Ai u godit me thikë në zemër nga njq 14-vjeçar.
Lajmi në përditësim...
Komente












Kot ska qen shkolla e riedukimit kjo është e arrdhmja e Shqiperis .këtu duket duket sa merren prindërite fëmijët e tyre
Përgjigju