Një person është plagosur me armë zjarri, pas një konflikti të çastit në qytetin e Fierit. Dy persona janë konfliktuar mes tyre për motive ende të panjohura, ku njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në këmbë 35-vjeçarin M.RR.
Ngjarja ka ndodhur në orën 17:30, në lagjen "11 Janari", ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.
Komento