Sherr për një vend parkimi në Kamëz, 25-vjeçari plagoset me armë zjarri! Autori në kërkim (EMRI)

Një sherr për parkimin në Kamëz ka përfunduar në plagosjen e një 25-vjeçari me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55 në Kamëz, kur dy persona janë konfliktuar në afërsi të një banke për një vend parkimi.

Njëri prej tyre ka qëlluar me armë dhe 25-vjeçari Mikel Xhetani ka mbetur i plagosur në këmbë. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për arrestimin e tij.

"Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit", njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj

Lajm ne perditesim....

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

 Nesër hyjnë në fuqi tarifat doganore, BE i përgjigjet Trump:  Nuk e nisëm ne këtë përplasje, gati për t’u hakmarrë

Nesër hyjnë në fuqi tarifat doganore, BE i përgjigjet Trump: Nuk e nisëm ne këtë përplasje, gati për t’u hakmarrë