Tiranë/ Eksperienca unike e makinave, ndahen çmimet e eventit të madh të automobilizmit

Tiranë/ Eksperienca unike e makinave, ndahen çmimet e eventit të madh të automobilizmit

Tirana Grand Prix

TIRANË - Nga 28-30 mars Tirana ishte epiqendra e edicionit të tretë të ‘Automotive Fair Albania’, një përvojë unike për të argëtuar të gjithë të apasionuarit e mjeteve motorike moderne dhe klasike. Paraditën e kësaj të diele në sheshin "Nënë Tereza" u ndanë edhe çmimet për tre vendet e para në kategorinë klasike.

Tirana Grand Prix”, një ngjarje historike për të apasionuarit e automobilave në Shqipëri, nisi të premten edicionin e tretë, me një ekspozitë të automjeteve RETRO dhe praninë e aktorëve kryesorë të industrisë. Edicioni i sivjetshëm konfirmoi ambicien për të kthyer Shqipërinë në një pikë referimi për zhvillimet më të fundit të sektorit.

Aktiviteti u shoqërua me muzikë, ndërsa pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë zonat ekspozuese ku paraqiteshin automjete të markave të ndryshme. Paralelisht me panairin  publiku përjetojë një kalendar të ngjeshur ngjarjesh, ku spikati gara “Best Young Driver”, që u zhvillua të premten me pjesëmarrje të të rinjve të apasionuar pas drejtimit, si dhe parada spaktakolare me automjete që vijnë nga Italia për të marrë pjesë në “Tirana Grand Prix”.

Të shtunën u zhvillua gara “Grand Prix”, si dhe një paradë inovative ku markat më të njohura automobilistike prezantuan teknologjitë më të fundit dhe vizionin për automjetet e së ardhmes. Ndërsa e diela kulmoi me fazën finale të garës dhe ndarjen e çmimeve dhe paradën përmbyllëse.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

‘S’do ketë më spaleta e kolonelë në sporte!’ Berisha thotë se do zhbëjë edhe ligjin e sponsorizimeve, premton çfarë s’realizoi dot: Do i bëjmë sportet madhështore!

‘S’do ketë më spaleta e kolonelë në sporte!’ Berisha thotë se do zhbëjë edhe ligjin e sponsorizimeve, premton çfarë s’realizoi dot: Do i bëjmë sportet madhështore!