Sherr mes dy personave në Vlorë, goditet me thikë 20-vjeçari (VIDEO)

Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Vlorë, pas një sherri të çastit me një person tjetër.

Policia bën me dije në një njoftim për mediat se ngjarja u regjistrua rreth orës 10:50, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në një lokal, ku 20-vjeçari me inicialet A.L u godit me thikë nga një person me inicialet A.V.. I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’