KORÇË- "Pse më shave!" Kështu ka nisur konflikti mes tre nxënësve të shkollës së mesme profesionale të ndërtimit në Korçë duke përfunduar me grushte.
Policia bën të ditur se "janë përfshirë në një konflikt tre nxënës, të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime fizike. Dy prej tyre, aktualisht po marrin mjekim në Spitalin e Korçës, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, me dëmtime të lehta ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme".
Report Tv mëson se autori është 16-vjeç, nxënës i vitit të dytë, ndërsa dy të tjerët vëllezër në vitin e parë. Dy vëllezërit janë në spital, njëri prej tyre me frakturë në hundë, ndërsa tjetri me dëmtime në buzë.
Drejtori i shkollës së mesme profesionale të ndërtimit Korçë, Dejvi Pllaha, sqaron për mediat se nxënësit janë rrahur me grushte në oborrin e shkollës, vetëm disa orë pas ballafaqimit mes prindërve dhe fëmijëve.
"Gjatë ditë së djeshme ka pasur një konflikt verbal mes nxënësve. Konflikti ka ndodhur në shkollë. Ne kemi marrë të gjitha masat përkatëse përmes mësuesve kujdestar dhe komisionit të etikës, duke njoftuar prindërit. Janë paraqitur ditën e sotme, kanë komunikuar dhe kanë rënë dakord se ky ishe një veprim prej adoleshentësh dhe nuk kishte pse të agravonte. Në pushim të madh me të dalë jashtë njëra palë ka sulmuar tjetrin, në oborrin e shkollës. Konflikti ka degjeneruar, por fatmirësisht jo me mjete prerëse. Njeri prej nxënësve ka një frakturë te hunda, tjetri një të çarë tek buza. Ne do të marrim masa disiplinore. Unë kam 8 vjet që drejtoj këtë shkollë, kjo është hera e parë që ndodh një konflikt i tillë.”, tha drejtori i shkollës.
Masa disiplinore parashikon ulje në notë deri në përjashtim nga shkolla.
Drejtori i shkollës, Dejvi Pllaha ku ndodhi konflikti mes disa nxënësve mesditën e kësaj të marte tha se do të merren masat lidhur me ngjarjen.
Ai sqaroi se pavarësisht se ditën e djeshme janë i është tërhequr vëmendja dy nxënësve që fillimisht u konfliktuan verbalisht, sot situata mes tyre agravoi.
“Gjatë ditë së djeshme ka pasur një konflikt verbal mes dy nxënësve. Konflikti ka ndodhur në shkollë. Ne kemi marrë të gjitha masat përkatëse përmes mësuesve kujdestar dhe komisionit të etikës, duke njoftuar prindërit. Janë paraqitur ditën e sotme, kanë komunikuar dhe kanë rënë dakord se ky ishe një veprim prej adoleshentësh dhe nuk kishte pse të agravonte. E gjitha u zgjidh Në pushim të madh me të dalë jashtë njëra palë ka sulmuar tjetrin, në oborrin. Konflikti ka degjeneruar, por fatmirësisht jo me mjete prerëse. Njeri prej nxënësve ka një frakturë te hunda, tjetri një të carë të buza. Ne do të marrim të gjitha masat. Unë kam 8 vjet që drejtoi këtë shkollë, kjo është hera e parë që ndodh një konflikt i tillë.”, tha ai.