7 shqiptarë sherr me armë në një lokal në Greqi! Plumbat e ‘bandës L’ vrasin bashkatdhetarin që po shihte ndeshjen! Dyshohet se janë arratisur drejt Shqipërisë

GREQI- Hidrauliku shqiptar Pellumb Islami nga Delvina u vra në Athinë pas plumbave të shkrehur nga anëtarët e grupit famëkeqe të quajtur ‘Team L’, që kontrollojnë prostitucionin dhe trafikun e drogës në kryeqytetin grek. 

7 shqiptarë e përfshirë në sherr në Athinë të cilët pasi shkrehën armët mes tyre vranë një tjetër shqiptar janë anëtarë të grupit famëkeq i quajtur ‘Team L’ që kontrollon rrjetin e prostitucionit dhe trafikut të drogës në qendër të kryeqytetit grek.

Ata kontrollojnë një klub të njohur në Athinë nga ku komandohet rrjeti i prostitucionit dhe eskortave. Protothema ka publikuar disa fotot të tyre pasi policia identifikoi 4 prej tyre, ndërsa të 7 anëtarët dyshohet se janë arratisur drejt Shqipërisë pas ngjarjes për ti shpëtuar arrestimit.

Sipas mediave greke Erlis Salaj është kreu i bandës së shqiptarëve të ‘Team L’. Pëllumb Islami 37 vjeç ishte duke parë ndeshjen në një lokal në Athinë, kur e kapën plumbat e shkrehur mes 7 shqiptarëve që u përfshinë në një debat ende pa u ulur në tavolinë dhe më pas kanë dalë jashtë dhe kanë shkrehur armët.

Pas plagosjes së shqiptarit që punonte si hidraulik në Greqi, grupi prej 7 personash është zhdukur sikurse shihet në këtë video të publikuar nga mediat fqinje. Oficerët e policisë që u ndodhën në vendngjarje gjetën 6 gëzhoja një makinë 'Jeep' të tipit amerikan që ndoshta i përkiste njërit prej antarëve të grupit shqiptar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:02
Vranë 39-vjeçarin shqiptar në Greqi, ky është kreu i bandës mafioze e njohur si 'Grupi L'

1677090966_page.jpg

Ky është Erlis Salaj, i akuzuar si kreu i bandës së shqiptarëve që ekzekutuan një natë më parë Pëllumb Islamin nga Delvina, me profesion hidraulik, i cili u vra aksidentalisht sot në një lokal në Athinë, pasi nuk kishte lidhje me bandën.

Sipas mediave greke, pas vrasjes qëndron grupi famëkeq 'Grupi L', i cili kontrollon trafikun e drogës në qendër të Athinës dhe pronar të një klubi striptizmi. Salaj, i cili ka shumë pseudonime dhe të paktën 7 persona të tjerë, të cilët dyshohet se së bashku kontrollojnë një klub të njohur në qendër të Athinës, kanë ngritur grupin famëkeq "Grupi L", i cili komandon trafikun e drogës dhe disa klube nate.

Ora 18:18
FOTO/ Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar në Athinë identifikohen 4 nga 7 shqiptarët që u përfshinë në konflikt

1677091581_555.jpg

Janë identifikuar 4 nga 7 shqiptarët që u përfshinë në sherrin masiv një natë më parë në Athinë, ku mbeti i vrarë aksidentalisht shtetasi Pëllumb Islami. Sipas autoriteteve vendase, të 7 shqiptarët dyshohet se janë arratisur drejt Shqipërisë për t’i shpëtuar arrestimit nga policia. Pavarësisht se nuk janë bërë të ditur emrat, mediat helene kanë publikuar fotot e disa prej personave të shpallur në kërkim.

Ora 17:17
VIDEO/ Momenti kur 7 autorët, pjesë e grupeve kriminale largohen me makinë pas vrasjes së shqiptarit në Greqi

Këto janë pamjet pak momente pas vrasjes së shqiptarit në Greqi, ku 7 anëtarë të një bande u larguan me shpejtësi nga lokali me një automjet tip 'Jeep' pasi qëlluan me armë.  Për pasojë mbeti i vdekur aksidentalisht 37-vjeçari Pëllumb Islami, me profesion hidraulik dhe që nuk ka asnjë lidhje me personat e përfshirë në konflikt.

Ora 13:01
Dëshmia e kamarieres për vrasjen në Greqi: Banda prej 7 personash qëndroi në lokal vetëm pak minuta, qëlluan me armë tek dera kryesore! Shqiptari ishte vetëm

1677067514_kafeteriapirobolismoineaionia1024x768.jpg

Ende vijojnë hetimet për vrasjen në Greqi, ku humbi jetën aksidentalisht shqiptari pasi sherrit brenda një lokali në Nea Joni të Athinës. Viktima, Pëllumb Islami që njihej edhe si Sandri ishte klient i rregullt por nuk kishte asnjë lidhje me bandën shqiptare prej 7 personash që filluan të qëllonin me armë.

Kamarierja ka bërë përshkrimin e asaj që ndodhi brenda lokalit. Vetëm pak para mesnatës, 7 shqiptarët hynë në lokal dhe zunë një vend dhe vetëm pak minuta pasi kamerierja i shërbeu gota me ujë, ata u ngritën dhe qëlluan me armë duke plagosur klientin që ishte vetëm në tavolinë.

Ora 12:43
EMRI+FOTO/ Kush është shqiptari që u vra gabimisht gjatë një sherri me armë zjarri në Greqi

1677066299_islami.jpeg

Shqiptari që u vra gabimisht në Greqi është identifikuar si Pëllumb Islami, 37 vjeç. Mësohet se ai ishte me profesion hidraulik.

Ora 09:55
Detaje nga sherri që përfundoi me një viktimë në Greqi, 7 autorët pjesë e grupeve kriminale shqiptare

1677056196_ff.JPG

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Athinë, ku mbeti i vrarë aksidentalisht i riu shqiptar. 

Mediat e huaja bëjnë të ditur se autorët janë me origjinë nga jugu i Shqipërisë dhe janë pjesë e grupeve kriminale. Gjithashtu dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Greqi.

Kujtojmë se mbrëmjen e të martës, një grup shqiptarësh kanë hyrë në një lokal ku kanë debatuar me njëri-tjetrin. Më pas kanë dalë jashtë lokalit, ku kanë vazhduar sherrin dhe më pas njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Për pasojë ka mbetur i vdekur shqiptari, i cili nuk kishte lidhje me grupin, por ndodhej në lokal.

Ora 08:22
'Ik, ik!', Sherri me armë zjarri në Greqi ku vdiq një klient, banori: Ishte kaos, autorët ishin me shpejtësi me makinë

1677050584_htelvl.JPG

Banorët e zonës u prononcuan për mediat greke lidhur me ngjarjen e rëndë në lokal ku vdiq një shqiptar aksidentalisht pas një sherri të një grupi po me origjinë shqiptare.

Një banor tha se u dëgjuan 5-6 të shtëna me armë, pak para se të vdiste, viktima ishte i shtrirë në tokë dhe po fliste me një vajzë. Ai tregoi se pas ngjarjes së rëndë situata ishte kaotike ndërsa rrëfeu momentin kur pa autorët të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja.

 “Dëgjova 6 apo 7 të shtëna, u hodha jashtë dhe pashë njerëz. Viktima ishte shtrirë dhe fliste me një vajzë Dola jashtë, ishte kaos, e pashë njeriun të rënë. Një makinë është larguar me shpejtësi dhe i kanë bërtitur shoferit “ik, ik””, tha për protothema.gr një banor i zonës.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 23/02/2023 14:37

    Po Pse policija shqiptare nuk i jep kush Jane dhe nga cili qytet i shqiperi. Per arsyje kush i sheh te njoftoj policine. Ti kapin keta plehra.

    Përgjigju
  • kozak: 23/02/2023 12:43

    keta moren kozakun peng para 1 viti

    Përgjigju
    • ???: 23/02/2023 18:59

      Shikoni se strehohen në lushnje atehere.

  • vaso: 23/02/2023 11:33

    Fytyra te ndyra qe turperojne ata emigrante te ndershem qe punojne.... Ne na vjen keq kur medjat greke na shajne prej ketyre krimineleve.

    Përgjigju
  • Gimi: 23/02/2023 07:43

    Po keta gangesteret e vunuar ,sa rrace mut qe jemi vetem idiotesira bejne shqiptaret

    Përgjigju
  • Xxxxxxx: 22/02/2023 22:25

    Policia duhet te hapi zjarr dhe ti ekzekutoj keta horra zjarr policia zjarr vdekje plerave

    Përgjigju
  • goni: 22/02/2023 20:33

    nuk kane fubd gogolat qe na nxijne faqen kudo ne europe ...

    Përgjigju
  • Ops: 22/02/2023 20:19

    Rrace muti , dhe shajme greket ne jemi plera vete

    Përgjigju
  • Beni: 22/02/2023 12:04

    O sa mire me qen shqiptar oe oe

    Përgjigju
  • Turi: 22/02/2023 08:53

    Rrace e ndyre nuk jetojme dot me njeri tjetrin se do plas sherri ne cdo moment , fare e qelbur duhet te na shperbejne si komb se jemi barbar e kemi mendjen vetem te sherri dhe te poshtersite dhe nga ana tjeter bejme si njerez me norma , na marte mortja te gjitheve

    Përgjigju
    • Aka: 23/02/2023 19:51

      Rrace e ndyre je ti qe flet ne shumes, fare,e komb ! Ne jemi komb me tradita e shume bujar Ti smund te na krahasosh me 7 huligan apo kriminel !! Ne çdo vend te botes ka dhe me keq se keto ,, pedofil etc pyll pa derra ska !! Ne çdo koment qe beni,, jemi rrac mut,, jemi komb mut,, plehera e veq vreher nxirri nga goja !!!! Flisini per ata qe kan ber fajin jo ne pergjithesi

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik