DIBËR- Një konflikt i nisur nga dy të rinj në një lokal, për shkak se kishin konsumuar alkool, ka përfunduar në një zënkë mes dy familjeve në Sllovë të Dibrës.

Fillimisht dy të rinjtë V.B dhe E.Ç janë konfliktuar në lokal. Më pas janë nisur drejt fshatit të tyre Trojak, ku kanë ndalur rrugës dhe janë përplasur përsëri me grushta me njëri-tjetrin.

Në këtë moment secili prej tyre ka lajmëruar familjen e tij. Më pas në koflikt janë përfshirë vëllezërit e V.B si dhe babai e vëllai i E.Ç.

Nga konfrontimi fizk, secili prej tyre ka përdorur thika dhe mjetet prerëse, ku kanë mbetur të plagosur dy prej familjarëve të të rinjëve.

Ka qënë Policia e Dibrës e cila ka ndërhyrë në momentin kur konflikti po përshkallzohej dhe i ka shoqëruar anëtarët e të dyja familjeve në komisariat.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Dibrës ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti fizik mes dy të rinjëve, ku më pas u përfshinë edhe familjarët e tyre.

Konfliktohen për motive banale në një lokal në qendër të njësisë administrative Sllovë, Dibër dy të rinj, banues në fshatin Trojak.

Konflikti më pas u përshkallëzua duke u përfshirë edhe familjarët e dy të rinjëve.

Plagoset me thikë jashtë rrezikut për jetën vëllai i njërit prej protagonistëve të konfliktit. Plagosja, nga i ati i protagonistit tjetër të konfilktit.

Po si pasojë e konfliktit fizik dëmtohet me mjete të forta njëri nga dy të rinjtë që u konfliktuan. Dëmtimi, nga vëllai i protagonistit tjetër të konfliktit.

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e konfliktit .

Më datën 21.01.2017, në një lokal në qendër të njësisë Adminisrative Sllovë Dibër, shtetasit V.B dhe E.Ç, pasi kanë konsumuar alkool me njëri-tjetrin, kanë nisur të konfliktohen fizikisht mes tyre.

Pasi janë larguar nga lokali dhe janë nisur për në drejtim të fshatit Trojak janë konfliktuar përsëri fizikisht me njëri- tjetrin dhe të dy kanë njoftuar familjarët e tyre.

Në konflikt janë përfshirë dy vëllezërit e shtetasit V.B, si dhe babai e vëllai i shtetasit E.Ç.

Gjatë konfliktit fizik shtetasi M. Çera 59 vjeç, babai i shtetasit E.Ç, ka plagosur me thikë shtetasin B.B, 26 vjeç, vëllain e shtetasit V.B.

Gjithashtu si pasojë e konfliktit fizik, është dëmtuar me sende të forta njëri nga protagonistët e konfliktit shtetasi E.Ç, 29 vjeç, i cili është dëmtuar nga shtetasi H.B, 24 vjeç, vëllai i protagonistit tjetër të konfliktit, shtetasit V.B, 27 vjeç.

Policia me të marrë njoftim ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti, ku dhe ka bërë shoqërimin e palëve në ambjentet e Komisariatit të Policisë Dibër.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal i shtetasit: 

-M. Çera, 59 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Trojak-Sllovë-Dibër 

Gjithashtu u referuan materialet në gjendje të lirë për veprën penale ”Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal për shtetasin:

-H. B, 24 vjeç, lindur e banues në fshatin Trojak-Sllovë-Dibër.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com