Sherr mes të rinjve në Maliq, një i plagosur, prangoset autori

Sherr mes të rinjve në Maliq, një i plagosur, prangoset autori

MALIQ-Një person është arrestuar, ndërsa një tjetër po hetohet në gjendje të lirë pas një konflikti me një 23-vjeçar. I arrestuari është U.Z. 26 vjeç ndërsa L.H. 18 vjeç, banues në fshatin Kolanec po hetohet në gjendje të lirë.

Sipas policisë, ditën e djeshme në fshatin Kolanec dy të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta me M.K. 23 vjeç, banues në Klocë, ku gjatë përplasjes U.Z. dyshohet se ka plagosur me sende të forta 23 vjeçarin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa L.H. e ka kanosur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?