Tre persona janë përfshirë në një konflikt fizik paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, dy 28-vjeçarë janë konfliktuar fizikisht me një 25-vjeçar, për motive të dobëta.
Pas ndërhyrjes së policisë, të tre janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:35, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se shtetasit E. Ll., 28 vjeç, dhe D. Ll., 28 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin M. B., 25 vjeç, të tre banues në Vlorë, për motive të dobëta.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetet e tyre nuk janë gjetur mjete prerëse apo sende të kundërligjshme.
Të tre shtetasit janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë







Komente
Komento