Një sherr mes dy vëllezërve ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre me thikë. Sherri ka nisur në një lokal në fshatin Liqenas në Pustec të Korçës, ku vëllezërit Mitre kanë qenë duke pirë alkool në tavolina të ndara nga njëri-tjetri dhe më pas ka nisur debati mes tyre, që agravoi deri në përdorimin e thikës nga vëllai i madh Koçi Mitre.
Koçi Mitre, 61 vjeç, ka qëlluar të vëllanë më të vogël Pali Mitre, 59-vjeç, disa herë më thikë në kraharor dhe në shpatull dhe ka pësuar hemorragji të brendshme. Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri momentalisht ndodhet në gjendje të stabilizuar, por po mbahet në kontroll në reanimacion. .
Menjëherë pas ngjarjes policia ka arrestuar 61-vjçarin, i cili pritet të sqaroj ngjarjen.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.