DURRËS-Një person është plagosur me biçak në qytetin bregdetar pas një sherri.
 
Sipas policisë mbrëmë rreth orës 22:30 në lagjen Nr. 13 Durrës Ervin Haku 20 vjeç pas një konflikti çasti ka goditur me biçak në shpinë të riun R. K. 19 vjeç.
 
I plagosuri është dërguar në spital dhe sipas të dhënave të fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Ndërsa është arrestuar autori Ervin Haku, i cili po merret në pyetje nga grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
 
20-vjeçari akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.


dy.b/shqiptarja.com