VLORE-Një sherr në familje ka përfunduar me një të plagosur. Pas debatit në familje motra 31-vjeçe me inicialet E.K. ka qëlluar vëllanë me thikë duke e plagosur. 20 vjeçari është dërguar në spital për mjekim, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet, por nga të dhënat e para raportohet se vëllai ka tentuar që ta qëllojë, por ajo është përgjigjur duke e goditur me thikë, ndërsa është arrestuar. Materialet hetimore në ngarkim të saj u referuan në Prokurorinë e Vlorës për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

 

d.b/shqiptarja.com